Kualitet. Traditë. Shije

Bëhuni Pjesë e Botës Sonë Sociale

Te Halimi, kudo afër jush


Historik i shkurtër

Restaurant "TE HALIMI" u themelua në vitin 1969 nga z. Halim Gashi. Fillimisht si një biznes i vogël familjar në sektorin e gastronomisë. Gjatë viteve, restauranti fitoi popullaritet për specialitetin e tij, pulën e gatuar me një sos sekret unik, që ka mbetur një traditë e familjes.

Rreth Nesh

Restaurant familjar me traditë. Atmosfera e ngrohtë dhe shërbimi i kujdesshëm e bëjnë çdo vizitor të ndihet si në shtëpi, duke krijuar një përvojë të paharrueshme.
Pula me sos unik familjar. Pula gatuhet me receta tradicionale dhe përbërës të freskët, duke ruajtur shijen autentike.
Cilësia dhe siguria e produkteve, garanton një proces të kontrolluar në ruajtjen dhe respektimin e standardeve të larta në çdo fazë të procesit.
Shërbimi profesional, siguron rehati dhe komoditet që i’u bën të ndiheni si në shtëpi.

Misioni dhe Vizioni Ynë

Misioni ynë është të ruajmë dhe zhvillojmë cilësinë e produkteve tona, të mbrojmë traditën e sosit sekret familjar, të standartizojmë, automatizojmë cilësinë e shërbimit. Që ambientet tona të ngrohta të jenë vendtakim dhe destinacion për ju dhe familjet tuaja, që të krijoni kujtime të bukura.
Vizioni ynë është të vazhdojmë të zgjerohemi si brend brenda dhe jashtë Kosovës, duke hapur rrugë drejt bashkëpunimit përmes projekteve të shumta që do të na sjellin edhe më pranë jush.

Error loading image

Objektivi Ynë

Synojmë të ruajmë dhe të avansojmë imazhin tonë si lider të gastronomisë, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për çdo klient dhe duke ruajtur traditën që ka kontribuar në suksesin dhe njohjen e brendit "TE HALIMI".

Këtu për ju

Për çdo pyetje, koment apo kërkesë, jemi këtu për të ndihmuar. Na kontaktoni dhe do të jemi të lumtur t'ju ndihmojmë.